UBT News

“Fjalët nuk mjaftojnë për të përshkruar situatën në Gaza”

Alia Kassan dhe familja e saj nëntë anëtarëshe u larguan nga veriu i Gazës dhe u zhvendosën në jug më 13 tetor. Që atëherë, 22-vjeçarja thotë se familja e saj mezi ka pasur qasje në karburante, ushqim dhe nevoja të tjera elementare.

“Jetojmë rreth 40 persona në shtëpinë e vogël të xhaxhait tonë (afër Deir el-Balah). Nuk kemi karburante. Gatuajmë duke përdorur dru që është shumë e pashëndetshme”, deklaroi Kassan.

Hera e fundit kur ajo ka ngrënë mish është mbi një muaj më parë.

“Ushqimi është vërtetë i shtrenjtë, dhe madje edhe kur dërgojnë ndihma, njerëzit e vjedhin dhe e shesin me çmim të lartë. Fjalët nuk mjaftojnë për ta përshkruar situatën në të cilën jemi duke kaluar”, deklaroi ajo tutje.

Sipas Kassan, ata s’kanë as furnizim me energji elektrike.

“Unë e rimbushi telefonin tim çdo ditë me ndihmën e fqinjëve tanë. Për t’u qasur në internet, më duhet të ec 30 minuta dhe të paguaj për t’u lidhur”, deklaroi tutje ajo./UBTNews/

Exit mobile version