UBT News

Fjalët e para të Greenwood pasi u lirua nga akuzat për përdhunim

Dje u bë e ditur nga Greater Police of Manchester që lojtari anglez, Mason Greenwood është liruar nga akuzat për përdhunim dhe sulm në tentativë.

Greenwood, 21 vjeç, u akuzua në tetor të vitit 2022, por dje pasdite u mor një vendim nga CPS për të ndërprerë ndjekjen penale në përputhje me Kodin për Prokurorët e Gjykatës.

Për këtë situatë, i lumtur është shprehur Greenwood, i cili ka lëshuar një deklaratë zyrtare rreth rastit në fjalë.

“Jam i lehtësuar që kjo çështje tani ka përfunduar dhe dua të falënderoj familjen time, të dashurit dhe miqtë për mbështetjen e tyre. Nuk do të ketë asnjë koment të mëtejshëm për momentin”, tha Greenwood.

Akuzat me të cilat përballej Greenwood nga nëntori i vitit 2018 deri në tetor të vitit 2021, të gjitha lidhen me të njëjtën grua, respektivisht partneren e tij.

Exit mobile version