UBT News

Fjalëkalimi i dobët që shkatërroi kompaninë 158-vjeçare

Një rast alarmant ka ndodhur në Mbretërinë e Bashkuar, ku një fjalëkalim i dobët besohet se ka lejuar një grup hakerash të shkatërrojnë një kompani 158-vjeçare dhe të lënë 700 persona pa punë.

Kompania KNP, e specializuar në transportin në Northamptonshire, është vetëm një nga shumë biznese britanike që janë sulmuar nga grupe të hakerëve në muajt e fundit.

Në rastin e KNP, hakerat arritën të depërtonin në sistemet e kompanisë duke përdorur një fjalëkalim të thjeshtë të një punonjësi, çka i mundësoi atyre të merrnin të dhënat dhe të mbyllnin sistemet e brendshme.

Drejtori i KNP, Paul Abbott, ka thënë se nuk e ka njoftuar ende punonjësin që mund të ketë qenë fjalëkalimi i tij ai që ka çuar në shkatërrimin e kompanisë.

Richard Horne, CEO i Qendrës Kombëtare të Sigurisë Kibernetike, theksoi rëndësinë e sigurimit të sistemeve kompjuterike për të parandaluar incidente të tilla. Ai u shpreh se organizatat duhet të ndërmarrin hapa për të mbrojtur informacionin dhe për të ruajtur integritetin e bizneseve të tyre.

Exit mobile version