UBT News

Fituesja e çmimit Nobel për Paqe përfundon grevën e urisë

Familja e fitueses iraniane të çmimit Nobel për Paqe, Narges Mohammadi, thotë se ajo i ka dhënë fund grevës së urisë pasi mori trajtim mjekësor pa veshur mbulesën e detyrueshme të kokës.

Në një mesazh të postuar në llogarinë e saj në Instagram, familja e aktivistes tha se ajo u transferua në një spital për ekzaminim. Ajo vuan nga sëmundjet e zemrës dhe mushkërive.

“Pasi u transferova në spital pa veshur hixhabin e detyrueshëm dhe u ktheva në repartin e grave, unë përfundova grevën time të urisë”, citohet të ketë thënë ajo në deklaratë.

Aktivistes së mbajtur në burgun Evin të Teheranit, iu dha çmimi Nobel në tetor “për luftën e saj kundër shtypjes së grave në Iran”./UBTNews/

Exit mobile version