UBT News

Fitorja e Trump dhe ekonomia e BE, blloku evropian rishikon rritjen

Eurozona mund të presë një goditje prej 0.5 për qind ndaj GDP-së së saj për shkak të fitores së Trump në zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara.

Kështu parashikojnë ekonomistë të institucionit bankar “Goldman Sax”, sipas të cilëve rezultatet zgjedhore do të dëmtojnë disa vende më shumë se të tjerat.

Kështu, Gjermania mund të marrë një goditje prej 0.6 për qind ndaj GDP-së, ndërsa Italia dhe Mbretëria e Bashkuar 0.3 dhe 0.4 për qind.

Ekonomistët parashikojnë që goditja të materializohet në periudhën mes tremujorit të parë dhe atij të katërt të 2025-s.

Gjithashtu, tani ata e vlerësojnë rritjen e Eurozonës në 0.8 për qind në 2025-n, poshtë kuotës së parashikuar më parë prej 1.1 për qind. Ndërsa në 2026-n, ajo pritet të jetë 1 për qind, më poshtë se 1.1.

Një nga shkaqet për shqetësime është prirja e Trump për të vendosur 10 për qind tarifa ndaj produkteve evropiane të importuara, që sipas ekspertëve do të ndihet më shumë tek eksporti i makinave evropiane.

Shtetet e Bashkuara janë tregu i dytë më i madh për makinat evropiane, pas Britanisë së Madhe. Në vitin 2023, eksporti i makinave të reja nga BE drejt Amerikës arriti në 16.9 për qind.

Ekonomistët e “Goldman Sachs” shtojnë megjithatë se, pavarësisht rrezikut nga tarifat e importit, magniduta reale e rritjes së tarifave ka më pak rëndësi për rritjen sesa pasiguria mbi politikat tregtare.

Exit mobile version