Firma gjermane e armëve Rheinmetall tha se së shpejti do të hapë një qendër mirëmbajtjeje në Rumani për pajisjet ushtarake të përdorura në luftën në Ukrainë.
Kompania tha se një “qendër shërbimi” pranë Satu Mare në Rumaninë veriore, afër kufirit me Ukrainën, ishte vendosur të funksiononte para fundit të prillit.
Qendra e mirëmbajtjes do të “luaj një rol qendror në ruajtjen e gatishmërisë operacionale të sistemeve luftarake perëndimore në përdorim në Ukrainë dhe në sigurimin e mbështetjes së tyre logjistike”, tha Rheinmetall në një deklaratë.
Të hënën, kancelari gjerman, Olaf Scholz mbështeti përpjekjet e Rumanisë për t’u bashkuar me Zonën Shengen të BE-së pa pasaporta këtë vit, duke thënë se Bukureshti kishte përmbushur kriteret./UBTNews/