UBT News

Finlanda raporton shpërthime jo shumë larg tubacioneve Nord Stream

Instituti Sizmologjik i Universitetit të Helsinkit regjistroi pesë shpërthime nënujore në ujërat ruse të Detit Baltik.

“Ne zbuluam pesë shpërthime, më i forti prej të cilëve ishte 1.8 i shkallës Rihter dhe më i dobëti ishte 1.3 i shkallës Rihter” tha Timo Tira, drejtor i Institutit Sizmologjik të Universitetit të Helsinkit.

Ai shtoi se katër shpërthime u regjistruan të enjten dhe një të premten në ujërat ruse të Gjirit të Finlandës.

“Është e qartë se këto janë shpërthime dhe jo ndonjë aktivitet tjetër sizmologjik”, tha Tira.

Shpërthimet në Gjirin e Finlandës ishin jo larg tubacioneve Nord Stream, siç raportoi gazeta finlandeze Ilta-Sanomat të hënën, 24 tetor.

Origjina e këtyre shpërthimeve është nën hetim. Sizmologu Jari Kortstrom raporton se ato shpërthime nënujore ka të ngjarë të jenë shkaktuar nga thellimi i kanalit të transportit.

Instituti njoftoi se shpërthime të ngjashme ishin regjistruar edhe më herët gjatë stërvitjeve ushtarake dhe heqjes së minave të vjetra, por jo aq të shpeshta./UBTNews/

Exit mobile version