Grupet parlamentare finlandeze thanë se mund të ratifikojnë traktatet themeluese të NATO-s në javët e ardhshme përpara Suedisë fqinje.
Dy vendet nordike kërkuan anëtarësimin në NATO menjëherë pasi Rusia pushtoi Ukrainën vitin e kaluar. Megjithatë, Turqia ka kundërshtuar kandidaturën e Suedisë, ndërsa i ka dhënë dritën jeshile Finlandës.
Komiteti i punëve të jashtme debatoi legjislacionin e kërkuar me dyer të mbyllura dhe do të vazhdojë javën e ardhshme.
“Një konsensus po formohet dhe besoj se do të ketë marrëveshje”, i tha transmetuesit publik Yle, kreu i komitetit të marrëdhënieve me jashtë, Jussi Halla-Aho i partisë True Finns./UBTNews/