Emisari i Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë–Serbi, Peter Sorensen, ka thënë se ishte sot për vizitë pune në Helsinki të Finlandës.
Në një postim në platformën “X”, ai ka deklaruar se vizita u organizua nga Elina Valtonen, ministrja e Punëve të Jashtme të Finlandës.
“Diskutuam në detaje për dialogun e lehtësuar nga BE-ja”, ka thënë Sorensen.
Në fund, ai ka pohuar se është mirënjohës për interesin dhe mbështetjen e ofruar për procesin e normalizimit të marrëdhënieve Kosovë–Serbi.
