Finlanda do të mbyllë tri nga katër pikat e fundit kufitare të mbetura me Rusinë. Kjo pas dyshimeve se Moska ka orkestruar një krizë migracioni, njoftoi të mërkurën kryeministri finlandez.
“Qeveria ka vendosur sot të mbyllë më shumë pika kufitare. Vetëm vendkalimi Raja-Jooseppi do të mbetet i hapur”, tha Petteri Orpo në një konferencë për media.
Të mërkurën, rojet kufitare dhe ushtarët filluan të ngrenë barriera, në mesin e tyre edhe pengesa betoni të mbuluara me tela me gjemba në pikat e kalimit në kufirin e gjatë të vendit nordik me Rusinë për të kontrolluar më mirë fluksin e emigrantëve pa dokumente, thanë zyrtarët./UBTNews/