Finlanda po zgjat mbylljen e kufirit të saj lindor me Rusinë edhe për një muaj tjetër, sepse dyshon se Moska po përpiqet të minojë sigurinë e vendit nordik duke dërguar emigrantë pa dokumente përtej kufirit.
Ministrja e Brendshme, Mari Rantanen nga Partia e ekstremit të djathtë finlandez, e bëri njoftimin në një konferencë shtypi në Helsinki të enjten pasdite.
Finlanda mbylli kufirin në fund të vitit të kaluar pasi 1 mijë e 300 emigrantë pa dokumentacion apo viza kishin kaluar që nga shtatori – një numër jashtëzakonisht i lartë, vetëm disa muaj pasi Finlanda u bë pjesë e NATO-s./UBTNews/