Finlanda do të mbyllë kufirin e saj për turistët rusë nga mesnata, ka njoftuar qeveria finlandeze.
Njoftimi i ministrit të jashtëm të Finlandës, Pekka Haavisto, vjen pasi vendimi i presidentit rus, Vladimir Putin për mobilizim nxiti rusët të largohen nga vendi.
Ky vendim pritet të çojë në rënie të konsiderueshme të trafikut ndërkufitar, tha Haavisto në një konferencë për media./UBTNews/