Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg ka konfirmuar se Finlanda do t’i bashkohet aleancës ushtarake nesër.
Ai tha se të 30 anëtarët kanë miratuar tani pranimin e vendit.
Një ceremoni e ngritjes së flamurit do të zhvillohet nesër pasdite, e cila do të shënojë gjithashtu 74-vjetorin e aleancës, tha Stoltenberg në një konferencë shtypi në Bruksel.
“Është vërtetë një ditë historike, është një ditë e madhe për aleancën”, tha ai.
Stoltenberg thotë se masa do ta bëjë Finlandën “më të sigurt”./UBTNews/