Udhëheqësit e Finlandës dhe Suedisë shpresojnë që Turqia dhe Hungaria të ratifikojnë aplikimet e tyre për anëtarësim në NATO.
Gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Helsinki, kryeministrja finlandeze Sanna Marin tha se kishte një telefonatë me shefin e NATO-s Jens Stoltenberg më herët të martën për të diskutuar “ratifikimin e aplikimit tonë për anëtarësim”.
“Tani sytë tanë janë te Hungaria dhe sigurisht Turqia dhe ne presim që këto vende të ratifikojnë aplikimet tona. Mendoj se do të ishte shumë e rëndësishme që kjo të ndodhte mundësisht më shpejt para se të jetë vonë”, tha Marin.
Stoltenberg u tha gazetarëve në Bruksel më 26 tetor se Hungaria “e kishte bërë të qartë” se do ta ratifikonin së shpejti protokollin e pranimit, duke u mundësuar të dy vendeve të bëhen anëtarë të plotë të aleancës.
Suedia dhe Finlanda njoftuan të dyja synimin e tyre për t’u bashkuar me NATO-n në maj, pasi pushtimi rus i Ukrainës shkaktoi një ndryshim të papritur në qëndrimet ndaj anëtarësimit në bllok./UBTNews/