Finlanda dhe Suedia do të dorëzojnë aplikimin e tyre për NATO të mërkurën, tha kryeministrja suedeze Magdalena Andersson gjatë një konference të përbashkët shtypi me presidentin finlandez, Sauli Niinistö në Stokholm.
“Demokracia ka fituar”, tha Niinistö.
“E gjithë kjo pranverë ka qenë një triumf për demokracinë në Finlandë”, tha ai, duke iu referuar mbështetjes dërrmuese që aplikimi i Finlandës për NATO-n mori sot në parlament dhe mbështetjes nga populli finlandez.
“Suedia gjithashtu pret të bashkëpunojë së bashku me Turqinë brenda NATO-s”, tha Andersson./UBTNews/