Filmi artistik i metrazhit të gjatë “Zgjoi” me skenar dhe regji të Blerta Bashollit ka marr edhe një çmim në Shkup të Maqedonisë, shkruan KultPlus.
Filmi është shpallë si filmi më i mirë në “Cinedays” të Shkupit të Maqedonisë, ku edhe është shpërblyer me Yllin e Artë.
“Zgjoi” po konsiderohet si filmi më i suksesshëm i Kosovës, duke marr tre çmime përnjëherë në festivalin prestigjioz Sundance Film Festival, për tu vlerësuar shumë lart edhe nga kritika.
Filmi flet për jetën dhe sfidat e Fahrije Hotit, roli i interpretuar nga Yllka Gashi./ KultPlus