UBT News

Filmi ‘No time to die” vjen në shtator

Filmi i James Bondit “No Time To Die” thuhet se do të ketë premierën më të madhe botërore në shator të këtij viti.

Sipas raporteve të MGM-së dhe prodhuesve të filmit, tashmë janë ndarë 10 milionë funta për ngjarjen e madhe e cila do të mbahet në Mbretërinë e Bashkuar.

Sipas tyre, parashihet që ngjarja të jetë e përmasave të mëdha, gjë që u ka munguar njerëzve në vitin e fundit për shkak të pandemisë me koronavirus.

“Po shikohen hapësirat më të mëdha të Londës, duke filluar nga Wembley, për ta mbajtur premierën e filmit, ndërkaq në të njëjtën mënyrë pritet të organizohet edhe në SHBA. MGM-së dhe ekipit të Bondit, asnjëherë nuk u ka pëlqyer ideja që të mbajnë premierën e filmit pa tepihun e kuq, që është edhe arsyeja kryesore pse është vonuar kaq shumë deri më tani”, kanë deklaruar një burim.

Premiera e filmit në Britani të Madhe pritet të zhvillohet më 30 shtator, marrë parasysh deklaratat e kryeministrit Boris Johnson se masat e mbylljes mund të përfundojnë deri nga fundi i muajit qershor.

Ndërkohë, në SHBA, premiera e filmit pritet të jepet më 8 tetor.

Exit mobile version