Filmi “Michael”, i cili rrëfen jetën e legjendës së muzikës Michael Jackson, është bërë biografia më fitimprurëse e të gjitha kohërave, pasi ka arkëtuar 977 milionë dollarë në kinematë botërore.
Me këtë sukses, filmi ka lënë pas “Oppenheimer” të regjisorit Christopher Nolan, i cili deri më tani mbante rekordin si filmi biografik me fitimet më të mëdha.
I drejtuar nga regjisori Antoine Fuqua, filmi ndjek rrugëtimin e Michael Jackson, nga vitet si fëmijë në grupin Jackson 5 deri te shndërrimi në “Mbretin e Popit”.
Rolin kryesor e interpreton nipi i tij, Jaafar Jackson, ndërsa Colman Domingo dhe Nia Long luajnë rolin e prindërve të këngëtarit.
Që në javën e parë të shfaqjes, “Michael” arkëtoi 217 milionë dollarë në mbarë botën, duke kaluar edhe biografitë muzikore të suksesshme si “Bohemian Rhapsody” dhe “Straight Outta Compton”.
Filmi është bërë gjithashtu produksioni më fitimprurës në historinë e Lionsgate Studios, duke tejkaluar edhe “The Hunger Games: Catching Fire”.
Suksesi i “Michael” vjen edhe pse “Oppenheimer” përfitoi nga fenomeni global “Barbenheimer” në vitin 2023, kur publiku mbushi kinematë për të parë njëkohësisht filmat “Barbie” dhe “Oppenheimer”/BBC//A.K/
