UBT News

Filmi me regji dhe skenar të ish-studentit të UBT-së, Durim Klaiqit, i përzgjedhur nga 7 festivale ndërkombëtare

Filmi eksperimental i metrazhit të shkurtër “reMemBer2.human” (fanta-shkencë) me regji dhe skenar të ish-studentit të Fakultetit Dizajn i Integruar në UBT, Durim Klaiqi, është përzgjedhur nga 7 festivale të filmit, kryesisht në Evropë, dy prej të cilave edhe kanë ndarë çmime për këtë film.

Filmi kryesisht ka për qëllim eksplorimin dhe eksperimentimin me inteligjencë artificiale gjeneruese dhe sistemet kuantike në aspekt konceptual.

Sipas ish-studentit Klaiqi vitet e studimeve në UBT kishte lëndë të ndryshme prej të cilat ka mësuar për artin dhe lidhjen e tij me dizajnin dhe shoqërinë në përgjithësi.

“Përgjatë 3 viteve të studimit në UBT kishte lëndë të ndryshme si: Artet e Bukura, Fenomenologji e Artit, Teknikat e vizualizimit, Dizajn Studio e shumë të tjera, të cilat më kanë mësuar për artin dhe lidhjen e tij me dizajnin dhe shoqërinë në përgjithësi. Disa nga aktivitetet dhe detyrat që kanë qenë pjesë e studimeve kanë zgjeruar njohuritë tona, sidomos në fushën e eksperimentimit – gjë që është e rëndësishme për të gjetur stilin dhe gjuhën tonë komunikuese në krijimet tona”, ka thënë Klaiqi.

Ai tutje ka thënë se “profesorët të cilët kanë ndarë dijen dhe përvojat e tyre kanë qenë ndihmesë e madhe për të kuptuar potencialin dhe ndikimin e krijimeve tona artistike”.

Aktualisht Durim Klaiqi është partner në pozitën “Theme Designer” për kompaninë Samsung në sektorinë e Galaxy Themes (disa raste pozita shënohet edhe si Samsung Themes Partner). Galaxy Themes është një shërbim që ofrohet në telefonat Samsung që mundëson personalizimin e pajisjes Android, përmes dizajneve të ndryshme të User Interface-it.

Më shumë informata rreth filmit, festivaleve dhe çmimeve:

https://filmfreeway.com/reMemBer2human

https://www.imdb.com/title/tt30459594/

Exit mobile version