Filmi i shumëpritur “Mission: Impossible.The Final Reckoning “, pritet të jetë një spektakël kinematografik që zgjat 2 orë e 51 minuta.
Tom Cruise kthehet në rolin e Ethan Hunt, duke ofruar gati tre orë skena intensive ku aktori do të sfidojë veten duke bërë skena të rrezikshme dhe duke duke konfirmuar kështu përkushtimin e tij ndaj këtyre misioneve të vështira.
171 minuta, The Final Reckoning tejkalon ndjeshëm filmat e mëparshëm, nga filmi i parë në 1996 që ishte 110 minuta, deri te filmi Dead Reckoning i vitit 2023, 163 minuta.
Buxheti i filmit, sipas informacioneve të deritanishme, po i afrohet 400 milionë Dollarëve dhe do të prezantohet gjatë festivalit të Filmit në Kanë që do të mbahet më 14 maj. Filmi “Mission: Impossible, The Final Reckoning” do të shfaqet në kinema më 23 Maj.