UBT News

Filmi dedikuar Princeshës Diana kritikohet për skenat tronditëse

Filmi i fundit i cili bazohet në jetën e Princeshës Diana është kritikuar për skenat që tregojnë betejën e saj me buliminë dhe dëmtimin e vetvetes.

Në filmin e diskutueshëm të titulluar “Spencer”, princesha portretizohet si një grua e re e thyer e bllokuar në institucionin mbretëror, raporton Sun, transmeton UBT News.

Gjatë filmit dy orësh, princesha, e luajtur nga Kristen Stewart, shihet në një gjendje ankthi pothuajse të vazhdueshme.

Kritikët vlerësuan se ka skena që mund të shkaktojnë shqetësim për familjen mbretërore, veçanërisht Princin Charles dhe Princin William.

Pabesia e Charles dhe mungesa e dashurisë ndaj Dianës theksohen gjatë filmit, si dhe zemërimi i princit William për dhimbjen e nënës së tij.

“Është vërtet mizore ta portretizosh kështu. Është krejtësisht e panevojshme. William dhe Harry do të zemërohen dhe do të lëndohen shumë nga kjo gjë. Ata do të tmerrohen nga fakti që nëna e tyre e ndjerë po portretizohet në një film kaq të madh në këtë mënyrë”,- tha Ingrid Steward, kryeredaktorja e revistës “Majesty”.

Skenat grafike në film ekspozojnë betejën e Princeshës së ndjerë të Uellsit me buliminë, përcjell UBT News.

Filmi është një pikëllim i zymtë se si regjisori Pablo Larraín e sheh botën e Dianës mes martesës së saj të dështuar.

Kritika e ashpër ndaj Charles nuk është asgjë e re – por filmi “Spencer” është përshtatja e parë filmike e jetës së Dianës në të cilën William dhe Princi Harry luajnë një rol aktiv.

Princat e rinj, të cilët janë 9 dhe 7 në film, shfaqen në disa skena emocionale.

Ndërsa Diana i fut në shtrat për natën, William pyet: “Mami, pse duhet t’i hapim dhuratat tona në prag të Krishtlindjeve? Pse jo në ditën e Krishtlindjeve si të gjithë të tjerët?”

Diana përgjigjet: “E dini që në shkollë i mësoni kohët? E kaluara, e tashmja dhe e ardhmja? Epo, këtu ka vetëm një kohë – nuk ka të ardhme. E kaluara dhe e tashmja janë e njëjta gjë”.

Ajo më vonë është parë duke vjedhur dhuratat e djemve për tu hapur në mëngjesin e Krishtlindjeve, por i lutet që ta mbajnë të fshehtë nga familja./UBTNews/

Exit mobile version