Në Prishtinë kanë filluar zyrtarisht punimet në Qendrën e parë në Kosovë për Sindromën Down dhe Autizëm.
Kryetari i Prishtinës, Shpend Ahmeti ka njoftuar se ky projekt do të kryhet brenda një viti.
“Sot zyrtarisht shënuam fillimin e punimeve në Qendren e parë në Kosovë për Sindromën Down dhe Autizëm. Ky bashkëfinancim me Tikën shënon projektin e radhës me Tika për barazinë sociale dhe shërbime për grupe te margjinalizuara. Qendra do të jetë gati në afat prej 365 ditësh! Qendra do të jetë institucion komunal që ofron shërbime të përballueshme dhe do të menaxhohet në bashkëpunim me shoqatat e Sindromes Down dhe Autizmit”, ka shkruar ai në Facebook./UBTNews