Mbi 5 milionë njerëzve mbi moshën 70-vjeçare ose më të ndjeshëm nga virusi, u bëhet thirrje të vaksinohen nga sot.
Kryeministri Boris Johnson tha se kjo lëvizje është një “moment historik” në programin e vaksinimit të vendit.
Numri i njerëzve që e morën dozën e parë të vaksinës në Britani të Madhe ka shkuar në 3.8 milionë, shumica prej tyre (3.4 milionë) rezultuan pozitiv.
Departamenti i Shëndetit dhe Kujdesit Social thotë dy grupe do të kenë përparësi: të moshuarit në shtëpitë e kujdesit, ata të moshës 80 vjeç e lart dhe punonjësit e linjës së parë të kujdesit shëndetësor – të cilët nuk e kanë marrë ende dozën e parë të vaksinës./UBTNews