Rusia ka filluar vaksinimin e kafshëve kundër COVID-19. Disa regjione tashmë kanë filluar me vaksinimin e kafshëve në klinikat veterinarike.
Interesim i madh është shfaqur për vaksinën Carnivak-COV nga Bashkimi Evropian, Argjentina, Koreja e Jugut dhe Japonia.
Ndonëse shkencëtarët thonë se aktualisht nuk ka prova që kafshët luajnë një rol të rëndësishëm në përhapjen e sëmundjes tek njerëzit, infeksionet janë konfirmuar në specie të ndryshme në të gjithë botën, përfshirë qen, mace, majmunë e kafshë të tjera.
Periudha e imunitetit pas një doze Carnivak-Cov vlerësohet të jetë gjashtë muaj./UBTNews