Agjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) në bashkëpunim me Komisionet Komunale të Regjistrimit (KKR) sot ka filluar etapën e fundit të trajnimeve për regjistrimin e Popullsisë, Ekonomive Familjare dhe Banesave (ReKos 2024).
Sipas komunikatës, këto trajnime kanë qenë të parapara në katër nivele: trajnimi i personelit të trajnuesve në ASK; trajnimi për Komisionet Komunale (KKR): trajnimi i mbikëqyrësve dhe që nga sot deri të premten do të mbahet, si dhe trajnimi i regjistruesve, që janë përgjegjës për mbledhjen e të dhënave në terren.
“Përveç stafit nga ASK (mbi 100 trajnerë dhe staf tjetër mbështetës), si dhe me mbështetje të komunave për kryerjen me sukses të trajnimeve, numri i pjesëmarrësve në këto trajnime është mbi 4 500 persona. Trajnimi është planifikuar ta ketë pjesën teorike dhe praktike, ku rëndësi e madhe do t’i jepet pjesës praktike dhe përdorimit të sistemit për mbledhjen e të dhënave. Po ashtu, secili Regjistrues pas trajnimeve do ta ketë mundësinë e qasjes në video-animacion, ku përshkruhet i gjithë procesi si dhe qasje për mënyrën e plotësimit të fushave në pyetësor. Java e fundit do të jetë e rëndësishme për shpërndarjen e pajisjeve, materialeve, vizita në Zonat Regjistruese (ZR) dhe për konsultime shtesë”, thuhet në njoftim.