Ushtruesja e detyrës së Presidentes, Vjosa Osmani është takuar me kryetarin e Vetëvendosjes, Albin Kurti lidhur me caktimin e zgjedhjeve të reja pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Ky është takimi i parë që Osmani është duke zhvilluar pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese, teksa gjatë ditës, ajo do të takohet edhe me përfaqësues tjerë të partive politike.
Ndryshe, gjykata Kushtetuese ka hedhur poshtë votën e deputetit Etem Arifi për zgjedhjen e Qeverisë dhe ka urdhëruar ushtruesen e detyrës së presidentes Vjosa Osmani, që të shpallë zgjedhjet e parakohshme në afat prej 40 ditësh, ndërsa pas këtij njoftimi sot Osmani filloi konsultimet me partitë politike për datën e zgjedhjeve./UBTNews