Ka filluar seanca e jashtëzakonshme e Kuvendit të Kosovës, ku pritet të miratohet projekt-buxheti për vitin 2021. Krahas buxhetit, deputetët në rend të ditës për miratim kanë edhe disa marrëveshje ndërkombëtare.
Kjo seancë ka ardhur me kërkesë të LDK-së, të nënshkruar nga 40 deputetë. Miratimin e buxhetit për vitin e ardhshëm e kanë shprehur vullnetin ta votojnë gjitha grupet parlamentare, me përjashtim të Lëvizjes Vetëvendosje.
Seanca e jashtëzakonshme ka ardhur pas vendimit të Gjykatës Kushtetuese për paligjshmërinë e qeverisë Hoti dhe dërgimin e vendit në zgjedhje të parakohshme.