UBT News

Fillon seanca, pritet miratimi i rishikimit të buxhetit për vitin 2021

Deputetët e Kuvendit të Kosovës janë mbledhur të mërkurën për ta miratuar në lexim të dytë rishikimin e buxhetit për vitin 2021.

Kjo është pika e vetme e rendit të ditës, ndërkohë Kuvendi, do t’i vazhdojë punimet edhe në orën 14:00 me pikat e mbetura të seancave paraprake.

Rishikimi i buxhetit dje mori mbështetjen edhe të komisionit funksional për Buxhet dhe Transfere, ndërsa javë më parë u miratua në parim në legjislativ.

Seanca ka filluar me një minutë heshtje në nder të viktimave të aksidentit tragjik që ndodhi mëngjesin e së dielës në Kroaci, ku mbetën të vdekur 10 persona dhe dhjetëra të tjerë u lënduan. /E.Zeqiri 

Exit mobile version