E përditësuar:
15:35
Glauk Konjufca si mandatar i dytë nuk ka arritur të i siguroj votat e mjaftueshme për ta bërë Qeverinë.
Me 56 vota “për” dhe 53 kundër dhe 4 abstenime, kryeparlamentari Dimal Basha e mbylli seancën e kuvendit duke thënë se as kësaj radhe nuk ka formim të Qeverisë./S.K/UBT News/
Mandatari për kryeministër Glauk Konjufca ka prezantuar kabinetin e tij qeveritarë, e ku Albin Kurti është propozuar Zëvendëskryeministër i parë dhe ministër i Punëve të Jashtme, ndërsa Donika Gërvalla zv.kryeministre dhe ministre e Drejtësisë.
Në vazhdën e prezantimit të kabinetit ai vazhdoi me zëvendëskryeministren e dytë dhe ministren e Drejtësisë: Donika Gërvalla
Zëvendëskryeministër dhe minstër për Çështje të pakicave: Fikrim Damka
Ministër i Financave dhe Ekonomisë: Hekuran Murati
Ministër për Familje dhe Mirëqenie Sociale: Andin Hoti
Ministër i Mbrojtjes: Ejup Maqedonci
Ministër i Brendshëm: Xhelal Sveçla
Ministër i Administratës Publike dhe Digjitalizimit: Lulzon Jagxhiu
Ministër i Shëndetësisë: Arben Vitia
Ministër i Arsimit dhe Shkencës: Avni Zogiani
Ministër i Kulturës dhe Turizmit: Fatmir Spahiu
Ministër i Sportit dhe Rinisë: Blerim Gashani
Ministër i Administrimit të Pushtetit Lokal: Rasim Demiri
Ministre e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor: Fitore Pacolli
Ministër i Bujqësisë, Pylltarisë dhe Zhvillimit Rural: Armend Muja
Ministër i Infrastrukturës dhe Transportit: Besnik Bislimi
Ministre e Tregtisë, Industrisë dhe Integrimeve Evropiane: Mimoza Kusari
Ministre e Energjisë dhe Minierave: Artane Rizvanolli
Ministër për Komunitete dhe Kthim: Nenad Rashiq
Ministër për Zhvillim Rajonal: Sejnur Vejvoda
15:00
Kuvendi i Kosovës ka nisur seancën e dytë të jashtëzakonshme të thirrur për ditën e sotme, në të cilën pritet të hidhet në votim mandatarit për kryeministër nga VV-ja Glauk Konjufca.
Seanca po mbahet pas seancës së parë për në të cilën dështoj votimi i buxhetit të Republikës së Kosovës për vitin 2026, si dhe miratimit të disa marrëveshjeve ndërkombëtare.
Në seancën e 26 tetorit pati dështuar Albin Kurti që t’i marrë votat e mjaftueshme për tu bërë kryeministër e të formojë Qeverinë. /S.K/EO/
