UBT News

Konjufca bën thirrje për vaksinim

Seanca e sotme të Kuvendit të Kosovës ka nisur me thirrje për vaksinim masiv kundër Covid-19.
Në sallën e seancave plenare është vendosur edhe një baner me mbishkrimin “Vaksinohu, shpëto jetë”.

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Glauk Konjufca ka kërkuar që të respektohen masat kundër Covid-19 dhe që qytetarët të vaksionohen.

Këtë e tha vazhdim i seancave të kaluar dhe ku në rend të ditës pikat e papërfunduara në mesin e të cilave edhe katër marrëveshjet ndërkombëtare.

Konjufca thënë se rritja e numrit të të infektuarve në 72 orët e fundit është shqetësuese dhe se është mirë që qytetarët të vaksinohen që të mos ketë mbyllje të sërishme.

Edhe shefja e Grupit Parlamentar të Vetëvendosjes, Mimoza Kusari-Lila ka bërë thirrje për vaksinim masiv.

Në seancën e sotme të Kuvendit të Kosovës pritet të votohen disa marrëveshje ndërkombëtare.

Exit mobile version