Qindra punëtorë të KEK-ut po protestojnë të enjten para zyreve qendrorë të KEK-ut në Prishtinë, duke kërkuar rritje të pagave.
Përmes pankartave ata kërkuan edhe shujta të ushqimit, pagesë për rrezikshmërinë në punë dhe respektim të vendimeve të gjykatave për punëtorët e KEK-ut.
Kryetari i Sindikatës së punëtorëve në KEK, Nexhat Llumnica, tha se menaxhmenti aktual duhet t’i përmbushë kërkesat e punëtorëve.
Ai adresoi edhe kritika për menaxhimin e KEK-ut.