Çështja ligjore e Bashkimit Evropian kundër prodhuesit të vaksinave britaniko-suedeze për COVID-19, AstraZeneca, filloi këtë të mërkurë në një gjykatë belge.
Bashkimi Evropian njoftoi të hënën se po hedh në gjyq AstraZeneca për një shkelje të pretenduar të kontratës së saj të furnizimit me vaksinë në një përshkallëzim dramatik të një mosmarrëveshje disa-mujore mbi vonesat e shpërndarjes që penguan shpërndarjen e dozave në të gjithë kontinentin, shkruan CNN, transmeton Klan Kosova.
27 shtetet anëtare të Bashkimit Evropian kishin porositur 300 milionë doza të vaksinës COVID-19 nga prodhuesi i ilaçeve që të shpërndaheshin deri në fund të qershorit, me një mundësi për të blerë 100 milionë doza shtesë.
Por dërgesat e vaksinës në mënyrë të përsëritur ranë kështu duke shkaktuar një “luftë të hidhur” në publik për kushtet e kontratës.
AstraZeneca tha në mars se po synonte të dërgonte 100 milionë doza në total në BE në gjysmën e parë të vitit – vetëm një e treta e asaj që pritej.
Komisioni Evropian së pari paraqiti çështjen kundër AstraZeneca në Gjykatën Belge të Shkallës së Parë të mërkurën dhe përshkroi se pse po e çonte atë në gjykatë.
Çështja është duke u regjistruar si një “kërkesë ndërlidhëse”, që do të thotë se gjyqtari thjesht do të vendosë nëse AstraZeneca e ka shkelur kontratën siç pretendon Komisioni – apo jo.
“Deklarata e vetme që mund të bëj është se AstraZeneca pendohet thellë për vendimin e Komisionit Evropian për të marrë këtë veprim në gjykatë. Ata shpresojnë që mosmarrëveshja të zgjidhet pasi sa më shpejt të jetë e mundur”, tha avokati, Hakim Boularbah, që përfaqëson AstaZeneca.
Një avokat i komisionit, Rafaël Jafferali, u tha se “Ne e bëmë çështjen tonë në gjykatë. Ne e shpjeguam situatën. Komentet tona janë për gjykatën.”
Seanca e ardhshme gjyqësore është caktuar për 26 maj.
Gjyqtari, i cili nuk është emëruar, pritet të marrë tre deri në gjashtë javë për t’u kthyer me një vendim.