Ministria e Punëve të Brendshme e Republikës së Kosovës përkatësisht Agjencia e Regjistrimit Civil ka njoftuar se ka filluar prodhimi dhe pajisja e qytetarëve me letërnjoftim të Republikës së Kosovës.
Sipas njoftimit të MPB-së, të gjitha rastet të cilat kanë qenë në pritje për procedim, tashmë janë kryer dhe janë shpërndarë nëpër qendrat e tyre përkatëse si dhe në misionet konsullore/diplomatike./UBTNews