![](https://ubtnews.com/file/2025/02/1204foto-Stefana-Savic.jpg)
Një bojkot pesë-ditor i pesë zinxhirëve të shitjes me pakicë fillon sot në Serbi, i kërkuar nga shoqata e konsumatorëve Efektiva. Bojkoti ishte organizuar tashmë më 31 janar, kur u bë thirrje publike për uljen e çmimeve.
Megjithatë, disa tregje që atëherë kanë rritur çmimet, tha Efektiva. Ky, thonë ata, ishte shkaku i një rebelimi të ri, më të gjatë. Nëse nuk ka reagim konkret pas këtij bojkoti pesëditor, shoqata e konsumatorëve paralajmëron se do t’u bëjë thirrje klientëve që të bojkotojnë rrjetet e shitjes me pakicë për një periudhë më të gjatë./UBTNews/