Ka filluar mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës ku pritet të caktohet seanca e re plenare. Në rend të ditës për shqyrtim janë një sërë projektligjesh.
Me gjithë polemikat e javës së kaluar, të pranishëm në sallën e mbledhjes janë edhe Ilir Kërçeli, shef i kabinetit të kryetarit Konjufca dhe shefi i grupit parlamentar të LDK-së, Arben Gashi.