Ministria e Punëve të Brendshme, respektivisht Agjencia e Regjistrimit Civil, njofton se po fillon lëshimi i vulës apostile dhe verifikuese edhe në komunën e Pejës.
“Ceremonia do të mbahet me datën 26.10.2020 ( e hënë ), nga ora 11:00, në Qendrën për Pajisje me Dokumente në komunën e Pejës.”, thuhet në njoftim, teksa bëhet e ditur se edhe ministri Veliu do të jetë i pranishëm në ceremoni./UBTNews