Ka filluar asfaltimi i rrugës së fshatit Zabërxhë të komunës së Mitrovicës.Me këtë rast, kryetari i komunës, Agim Bahtiri, së bashku me drejtorin për Shërbime Publike dhe Infrastrukturë, Naser Muja, si dhe drejtori i Inspekcionit, Fidan Ademi, kanë marrë pjesë në fillimin e rregullimit të rrugëve në këtë fshat.
Kryetari Bahtiri bëri të ditur se të gjitha rrugët në këtë fshat do të jenë të rregulluara e asfaltuara sipas standardeve të parashikuara.
Ky projekt është mirëpritur shumë nga banorët e Zabërxhës, të cilët falënderuan drejtuesit komunal për asfaltimin e rrugës, pasi që vlerësojnë se këto investime në Shalë të Bajgores kanë një kuptim të veçantë, sepse do t’ia kthejnë perspektivën kësaj ane që ka potencial të madh për zhvillimin e turizmit.
Rruga që nisi të asfaltohet ka një gjatësi prej 6 km e 300 metra, dhe është mbështetur financiarisht nga Ministria e Infrastrukturës.