Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive – ESLG, që është në kuadër të UBT-së, ka filluar aktivitetin e saj me ligjërata dhe tema interesante që prekin konceptet dhe idetë e fushës së menaxhimit të patundshmërive.
Prof.dr Visar Hoxha ka hapur këtë akademi duke diskutuar rreth faktorëve që ndikojnë në vlerën e paluajtshmërive dhe përceptimet e tregut, teksa ka vazhduar ligjërimin për studentët dhe pjesëmarrësit e tjerë rreth metodave të vlerësimit të paluajtshmërive, si dhe konceptit të zhvillimit të pasurive të paluajtshme.
Për konceptin dhe mënyrën e zhvillimit të pasurive të paluajtshme, ka folur për studentët pjesëmarrës edhe profesoresha e UBT-së, dr. Mersiha Kacamakovi, e cila ka ndarë njohuritë dhe përvojën e saj sa i përket kësaj teme.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit Menaxhim i Patundshmërive është duke u mbajtur në kuadër të festivalit ndërkombëtar të dijes “Global UBT Fest 2021”, dhe ditëve të ardhshme do të sjellë tema me interes të ligjëruara nga profesorë dhe ekspertë të kësaj fushe.