UBT News

Fillon aktivitetin Akademia Ndërkombëtare Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit

Ka nisur aktivitetin e saj Akademia Ndërkombëtare Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, në kuadër të festivalit më të madh ndërkombëtar të dijes, “Global UBT Fest 2021”.

Akademia u hap nga profesori i UBT-së, Nehat Dobratiqi, i cili është shprehur i lumtur që po zhvillohet një akademi e tillë e cila do të sjellë diskutime të hapura mes pjesëmarrësve dhe folësve, aktivitete të ndryshme e koncepte dhe ide rreth ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Ilir Hajdini ka filluar ligjëratën e parë në këtë akademi rreth rrjetit ekskluziv sipërmarrës, duke shtjelluar më në detaje nga ekspertiza e tij informacione dhe njohuri për sa i përket çështjes së rrjetit të sipërmarrësisë.

Në ditën e dytë të Akademisë Ndërkombëtare Verore të Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, ligjëruesi në UBT, Bejtush Ademi ka mbajtur ligjëratë rreth modeleve të inovacionit dhe biznesit, duke i informuar pjesëmarrësit rreth mënyrës së funksionimit të bizneseve bazuar në modelet inovative të të bërit biznes.

Akademia Ndërkombëtare Verore e Ndërmarrësisë dhe Inovacionit, ditëve në vijim do të vazhdojë aktivitetin e saj me tema dhe folës të ndryshëm nga akademia dhe industria që sillen rreth ndërmarrësisë dhe inovacionit.

Exit mobile version