Ka filluar aktivitetin Akademia Verore e Fakultetit të Stomatologjisë, në UBT, në kuadër të “Global UBT Fest 2021”, me ç’rast përgjatë disa ditëve do të prezantohen punime e ligjërata të shumta tematike.
Hapjen e akademisë e bëri profesoresha Aferdita Gashi Rizaj, e cila tregoi se pjesë e aktiviteteve do të jenë studentë të shumtë, të rinj, ekspertë nga vendi dhe më gjerë. Akademia e Stomatologjisë vazhdoi punimet me ligjëratën e prof.dr Edmond Dragusha, i cili prezantoi ligjëratën me temë: “Endodoncioni Inovativ ”.
Tutje, ligjëruesi prof.dr. Besart Kondirolli gjerë e gjatë foli për ligjëratën me temë: “Irrigimi gjatë trajtimit endodontic”. Ligjëruesi, Getoar Hoxha, ka vazhduar Akademinë Ndërkombëtare Verore të Fakultetit të Stomatologjisë me temë: “ Obturimit i kanalit me kondensiomi vertikal”.
Në ditën e dytë, profesori ndërkombëtar Dr.Cagatay Dayan me studentët kanë folur për protezat mbi implante, ndërsa, profesori dr. Amir Mamusha, në këtë akademi ka folur për ortodonësinë me metodat estetike trajnuese.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Stomatologjisë, ka vazhduar profesori Enis Ahmedi, i cili ka prezantuar temën: “Following new Technologies in Dentistry”.
Akademia Ndërkombëtare Verore e Fakultetit të Stomatologjisë do të vazhdojë punimet ditëve në vijim, me ç’rast do të ligjërohet për duhanpirjen dhe efektin te shëndeti oral, pasojat e bartjes se protezave totale, radioterapia dhe kimioterapia në kirurgjinë orale, etj.