UBT News

Fillon aktiviteti i Akademisë e Cyber Security në Global UBT Fest 2021

Dhjetëra studentë dhe pjesëmarrës të apasionuar pas Sistemeve të Informacionit, sot kanë filluar të mbajnë sesionet e Akademisë Verore të Cyber Security.

Hapjen zyrtare të akademisë e bëri profesori i UBT-së, Blerton Abazi, ku para studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë diskutoi rreth rëndësisë së CERT-it, me theks të veçantë në UBT Cert si i pari CERT akademik në rajon. Profesori Blerton Abazi, theksoi mundësitë që CERT i ofron për studentët në fushën e aplikimit praktik të sigurisë kibernetike, hulumtimit dhe zhvillimit profesionale për studentët.

Për gjithë pjesëmarrësit, online ligjëroi përfaqësuesi i departamentit të Teknologjisë së Informacionit Ligjor dhe Agjencisë së Kosovës për Faranikë, Blerim Krasniqi, ka ligjëruar temën; “Mjekësia ligjore e Sigurisë Kibernetike dhe Mjekësisë ligjore të Sigurisë Kibernetike”.

Aktiviteti i Akademisë në Global UBT Fest 2021, do të vazhdojë nesër me vizitë studimore.

Exit mobile version