UBT News

Fillon aktiviteti i Akademia e Cyber Security në Global UBT Fest 2021

Dhjetëra studentë dhe pjesëmarrës të apasionuar pas Sistemeve të Informacionit, sot kanë filluar të mbajnë sesionet e Akademisë Verore të Cyber Security.

Hapjen zyrtare të akademisë e bëri rektori i kolegjit UBT, prof. dr. Edmond Hajrizi, ku studentëve dhe pjesëmarrësve të tjerë u tha se siguria kibernetike është një temë që nuk duhet neglizhuar, pasi nuk duhet harruar rëndësia dhe roli që siguria kibernetike mbart me vete.

Me këtë rast rektori Hajrizi me studentët ka ndarë përvojat dhe rëndësinë e Cert UBT duke treguar se ky divizion ka formuar ekipin e ekspertëve të sigurisë kibernetike, që do të jenë të gatshëm në përballje, trajtim, analizë dhe dhënie të rekomandimeve për incidentet, rastet e sigurisë kibernetike për sektorin akademik, privat dhe publik.

Për gjithë pjesëmarrësit, online ligjëroi përfaqësuesi i departamentit të Teknologjisë së Informacionit Ligjor dhe Agjencisë së  Mjekësisë Ligjore e Kosovës, Blerim Krasniqi, ka ligjëruar temën; “Mjekësia ligjore e Sigurisë Kibernetike dhe Mjekësisë ligjore e Sigurisë Kibernetike”.

Aktiviteti i Akademisë në Global UBT Fest 2021, do të vazhdoj nesër me vizitë studimore.

Exit mobile version