Në Luksemburg nisën zyrtarisht negociatat për anëtarësimin e Ukrainës dhe Moldavisë në Bashkimin Evropian. Këtë e ka bërë të ditur presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen në “X”, transmeton Ukrinform.
“Urime Moldavisë dhe Ukrainës për hapjen e negociatave të anëtarësimit. Ky është një lajm shumë i mirë për popullin e Ukrainës, Moldavisë dhe të gjithë Bashkimit Evropian. Rruga përpara do të jetë sfiduese, por plot mundësi. Ju uroj një fillim të suksesshëm të negociatave!”, tha ajo.
Më 21 qershor, Këshilli i BE-së miratoi kornizën negociuese për Ukrainën dhe Moldavinë, e cila hapi rrugën për nisjen e negociatave në Luksemburg më 25 qershor.