Në mengjesin e sotëm kanë filluar punimet në ndërtimin dhe asfaltimin e rrugës së Shkupit dhe rrugës së Lumit në fshatin Gadime të Ulët.
Kryetari Imri Ahmeti tha se kjo rrugë do të lidh dy regjione pjesën e Babushit përkatësisht Gadimes së Ulët deri në pjesën e Gllavicës dhe Marevcit.
“Një rrugë jashtëzakonisht e nevojshme për frekuentim të qytetarëve në këtë regjion, po fillon sot të ndërtohet, rrugë kjo që ka gjatësi prej 3700 metra, ndërsa gjërësi prej 6 metra së bashku me shtegun e bicikletave”, është shprehur kryetari Ahmeti.
Komuna njofton se ky projekt është 2 vjeçar, ndërsa po financohet nga Ministria e Infrastrukturës dhe vlera e kësaj kontrate është rreth 300 mijë euro./UBTNews