Katër këshilltarë të kryeministrit të Britanisë, Boris Johnson kanë dhënë dorëheqje si pasojë e skandalit të mbajtjes së festave në “Downing Street”.
Shefja për politikë e kryeministrit Johnson, Munira Mirza, shefi i stafit, Dan Rosenfield, sekretari privat, Martin Reynolds dhe drejtori për komunikim, Jack Doyle dhanë sot dorëheqje, disa ditë pas publikimit një raporti ku kritikoheshin ndejat e mbajtura gjatë kohës kur vendi ishtë nën masa të rrepta të kufizimeve si pasojë e pandemisë.
Edhe raporti i shërbyeses civile, Sue Gray, theksoi se qeveria e Johnson “ka dështuar në lidership”./UBTNews/