Në ditën e pestë prej kur forcat ruse hynë në territorin e Ukrainës, delegacionet e të vendeve kanë nisur bisedimet në Bjellorusi, që synojnë t’i japin fund luftës.
Zyra e presidentit ukrainas tha se dëshiron armëpushim të menjëhershëm dhe tërheqjen e forcave ruse. Kurse Moska sipas negociatorit rus, Vladimir Medinsky, dëshiron të arrijë një marrëveshje që është në interes të të dyja palëve.
Para fillimit të takimit, presidenti i Ukrainës, Volodymyr Zelensky, u bëri thirrje trupave ruse që t’i dorëzojnë armët dhe i bëri thirrje Bashkimit Evropian që t’i ofrojë Ukrainës anëtarësimin e menjëhershëm./UBTNews/