UBT News

Filloi shenjëzimi i rrugëve në qytetin e Malishevës

Komuna e Malishevës njofton se në kuadër të mirëmbajtjes së rrugëve, ka filluar shenjëzimi i rrugëve në këtë komunë, përkatësisht pjesa e vendosjes së vendkalimeve për këmbësor në rrugët e qytetit.

Komuna njofton se shënjezimet do të bëhen në rrugë edhe në afërsi të shkollave në të gjitha vendbanimet e Malishevës.

Drejtori i Drejtorisë së Shërbimeve Publike në komunën e Malishevës, Milazim Morina, ka bërë të ditur se mirëmbajtja e rrugëve, përkatësisht vendosja e sinjalistikës do të vazhdojë për dy vite me radhë me këtë projekt dhe përveç vendkalimeve do të vendosen edhe shenjat afër shkollave.

“Qëllimi i këtij projekti është jo thjeshtë mirëmbajtja e rrugëve, por krijimi i sigurisë më të madhe për të gjithë këmbësorët, e sidomos për nxënësit, si në qytet ashtu edhe në fshatra, e po ashtu edhe vozitësit do të kenë më të lehtë vozitjen afër shkollave, por edhe në rrugët në qytet”, ka thënë drejtori Morina.

Morina theksoi se kjo mundësohet nga buxheti i komunës së Malishevës./UBTNews

Exit mobile version