Në kuadër të realizimit të projekteve kapitale dhe të investimeve në infrastrukturën e përgjithshme në vendbanimet e Komunës së Malishevës, sot në fshatin Shkozë, ka filluar asfaltimi i dhjetë rrugëve nëpër lagje.
Me anë të një njoftimi nga komuna bëhet e ditur se asfaltimin e këtyre rrugëve e kanë parë nga afër edhe i pari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj dhe drejtori komunal i urbanizmit, Ahmet Morina.
Kryetari i Komunës së Malishevës, Ragip Begaj, i ka uruar banorët e fshatit Shkozë, për rregullimin e këtyre rrugëve, si dhe ka thënë se në këtë fshat po bëhen edhe investime tjera.
“Urime banorë të Shkozës, i gëzofshi këto rrugë të reja”, ka thënë Begaj.
Ndërsa drejtori i urbanizmit, Ahmet Morina, ka bërë të ditur se këto dhjetë rrugë dhe investime tjera që janë duke u bërë në Shkozë, mundësohen nga buxheti i Komunës së Malishevës.