UBT News

Filipine: Kapelat kundër kopjimit bëhen virale

Fotografitë e studentëve që mbajnë të ashtuquajturat “kapele kundër kopjimit” gjatë provimeve në universitete janë bërë virale në rrjete sociale në Filipine.

Studentëve në një kolegj në Legazpi City iu kërkua ta mbajnë këtë kapele që do t’ua pamundësonte t’i shikojnë letrat e të tjerëve. Shumica nga ta i krijuan këto kapele nga kartoni, kutitë e vezëve dhe materiale të tjera të ricikluara.

Tutorja i tyre i tha BBC-së se ajo kërkoi një “mënyrë argëtuese” për të siguruar “integritet dhe ndershmëri” në klasat e saj.

Mary Joy Mandane-Ortiz, një profesoreshë e inxhinierisë mekanike në Kolegjin e Inxhinierisë Universitare Bicol, tha se ideja ishte me të vërtetë efektive. Kjo ide u zbatua në provimet e fundit afatmesme, të cilat u mbajtën nga qindra studentë në universitete në javën e tretë të tetorit./UBTNews/

Exit mobile version