UBT News

FIFA 2022 sjell më shumë realitet në lojë

EA prezantoi FIFA 22, një lojë e cila do të vijë me sistemin e ri “HyperMotion” që ofron animacione më reale në PlayStation 5, Xbox Series X/S ose Google Stadia. Teknologjia vë në përdorim machine learning për të prodhuar animacione në kohë reale dhe krijuar lëvizje më organike.https://tinyurl.com/y4tkrgmb

Loja po vjen në PS4, Xbox one dhe PC. FIFA 22 Legacy Edition do të vijë në Nintendo Switch. Por teknologjia e re e inkoporuar nuk është e vetmja risi e kësaj loje.

EA ka rimodeluar sistemin e portierëve, ka sjellë një eksperiencë të re krijimi klubesh në Career Mode dhe reimagjinuar Volta Football dhe FIFA Ultimate Team Heroes.

FIFA 22 do të debutojë më 1 Tetor në të gjitha platformat e mbështetura. /GameWorld Albanian

Exit mobile version